Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta Vita përfaqësuar nga znj.Nafije Latifi bashkë me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës SHOK përfaqësuar nga Dr.Arben Bislimi promovuan Monografinë e parë të Kancerit të Gjirit “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë”.Monografia përmban rrugëtimin e QKLKGJ Jeta Vita si dëshmi e punës dhe përpjekjeve për të informuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë tonë për një sëmundje të rëndë si kanceri i gjirit. E gjithe kjo punë e mirë u realizua me një përkushtim nga autoria znj. Brunilda Merko. Jeta Vita që nga viti 2016 kur u anëtarësua në Koalicion me mbështetjen e UNFPA Kosovo ka realizuar vazhdimisht fushata ndërgjegjësuese me rrëfime prekëse dhe shumë emocionale të secilës grua që ka bashkëpunuar me Jeta Vita. Gjithashtu ka bërë impakt në organizimet e aktiviteteve ndërgjegjësuese për muajin Tetor, përfshirë donacionet për vajzat dhe gratë në Klinikën e Onkologjisë si dhe financimin e monografisë Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë. QKLKGJ Jeta Vita përmes K10 mbëshetetet nga UNFPA Kosovo