Action for Mothers and Children në bashkëpunim me Divizionin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e UNFPA Kosovo po vazhdojnë me ngritjen e kapaciteteve të KPSH duke mbajtur trajnime për shëndetin riprodhues. 🧑‍⚕️👩‍⚕️Trajnimi u organizua me datat 30 & 31.05.2023 (trajnim dy ditor). Me facilitues:Dr.Drita Lumi Demiri – Mjeke familjare Dr.Zejdush Tahiri – Mjek familjarMr.sc Gyltene Derguti – Psikologe Trajnimi Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuara është program I akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin mjekë dhe infermierë nga komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Drenas, Podujeve, Malishevë, Ferizaj, Klinë, Obiliq dhe Prishtinë.